Arrestohen tifozë të Milanit në Spanjë - Bota Sot
Arrestohen tifozë të Milanit në Spanjë

Futboll

Arrestohen tifozë të Milanit në Spanjë

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 14:35
Arrestohen tifozë të Milanit në Spanjë

Rreth 20 tifozët të Milanit janë arrestuar mbrëmë në Sevilla, përpara ndeshjes kundër Real Betisit në Evropa Ligë.

 

Kuqezinjtë e humbën ndeshjen e parë ndaj skuadrës spanjolle në “San Siro”, dhe sonte kërkojnë që të hakmerren.

Sipas burimeve spanjolle, rreth 20 tifozë janë arrestuar  për shkak se ka shkaktuar dëme materiale në vetura dhe autobusë.

Po ashtu ata kanë hedhur bomba tymi dhe fishekzjarrë, derisa policia ka intervenuar.

Sfida mes Betisit e Milanit zhvillohet në ora 21:00.

Pas humbjes në San Siro, Milani ka zbritur në pozitën e dytë në Grupin 6 pikë, kurse Betisi është lider me 7 pikë.

Të besuarit e Gattusos duhet të fitojnë sonte patjetër për të mos i vështirësuar gjërat pasi prapa qëndron Olympiacosi me 4 pikë e që sonte ka kundërshtar jo të vështirë, skuadrën e F91 Dudelange dhe mund të shkojë në kuotën e 7 pikëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...