Erick Thohir tregon se çfarë po bën tani që u largua nga Interi

Futboll

Erick Thohir tregon se çfarë po bën tani që u largua nga Interi

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 16:10
Erick Thohir

Ish-presidenti i Interit, Erick Thohir së fundmi është bërë pjesë e bordit të skuadrës së Oxford United.

Thohir, i cili para pak kohësh ndërpreu kontratën e tij me zikaltërit duke u larguar nga posti i presidentit, tashmë ka filluar një aventurë në Angli.

Kujtojmë se tek Interi gjatë periudhës së tij me gjithë premtimet që u bënë nuk pati ndonjë zhvillim të dukshëm të skuadrës.

E njoh prej kohësh Tigerin (presidenti Samrith Thanakarnjanasuth) dhe sapo më tha se kërkonte dikë që të përfshinte te Oxford, u interesova që ta mbështes në një farë mënyre. E njoh qytetin dhe isha i interesuar edhe për skuadrën. Kam informacion për historinë e tij. Klubi është në zemër të Oxfordit dhe tifozët janë një pjesë e rëndësishme e tij. Mendoj se kemi nevojë të marrim nga kjo histori shpirtin e klubit. Mund të ndihmoj klubin me përvojën time. Po mundohem të bëj gjithçka që bashkë me presidentin dhe bordin e klubit, të ecim përpara”, u shpreh Thohir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat