Wenger: Ronaldo shkoi në shtëpi tmerrësisht i trishtuar, faji i Man Unitedit

Futboll

Wenger: Ronaldo shkoi në shtëpi tmerrësisht i trishtuar, faji i Man Unitedit

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 16:42
Arsene Wenger

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, do të të ketë shkuar në shtëpi tmerrësisht i trishtuar pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Manchester Unitedit, pasi në titujt e gazetave nuk do të flitet për golin e tij.

Skuadra e Jose Mourinhos arriti të sigurojë fitore në ndeshjen e mbrëmshme kundër Juventusit, të vlefshme për Grupin H të Ligës së Kampionëve. Ronaldo e kishte shënuar golin e parë të ndeshjes, megjithatë kjo nuk kishte qenë e mjaftueshme për të marrë ndonjë pikë nga kjo ndeshje.

Sulmuesi i Juventusit u transferua gjatë afatit kalimtar të verës për 112 milionë euro nga Real Madridi, pasi ishte shpallur tri herë radhazi kampion i këtij turneu. Mbrëmë ai arriti ta shënojë golin e parë për klubin e tij të ri në këtë garë evropiane.

“Ishte një gol me të vërtetë fantastike, na habiti të gjithëve. Kemi parë shumë ndeshje, por ende habitemi kur ai bën diçka të tillë, të papritur”, ka thënë Wenger në Bein Sports, ku ishte mysafir, për t’i komentuar ndeshjet e mbrëmshme.

“Ai do të shkojë në shtëpi tmerrësisht i trishtuar, më besoni, sepse goli i tij nuk do të jetë në qendër të vëmendjes nesër pasi që ai e humbi ndeshjen. Goli i tij, nëse do të fitonin me rezultat 1-0, do të shpërndahej gjithandej në botë nesër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat