Kampionet vazhdojnë garat për normën Olimpike

Futboll

Kampionet vazhdojnë garat për normën Olimpike

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 16:44
Kampionet vazhdojnë garat për normën Olimpike

Kombëtarja jonë e xhudos, e prirë nga kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, do të garojë prej nesër (e premte) deri të dielën në Grand Prix "Tashkent 2018", që mbahet në Uzbekistan. 
Krahas Majlindës, që garon në kategorinë deri 52 kilogramë, pjesëmarrëse janë edhe kampionia e Evropës, Nora Gjakova (-57 kilogramë), nënkampionia e Evropës, Distria Krasniqi (-52 kilogramë), dhe kampionia e Evropës për U-23, Loriana Kuka (-78 kilogramë), e cila të dielën e kaluar fitoi medaljen e artë në evropianin U-23, të mbajtur në Gyor të Hungarisë.
Majlinda, Nora dhe Distria garojnë nesër, kurse Loriana të dielën. Pas shortit të hedhur sot, të katër xhudistet tona kanë kaluar raundin e parë pa luftë. Grand Prix Tashkent 2018, është i vlefshëm për pikë kualifikuese Olimpike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat