Vardari dënohet për sjellje të pahijshme të tifozëve kundër klubit shqiptar - Bota Sot
Vardari dënohet për sjellje të pahijshme të tifozëve kundër klubit shqiptar

Futboll

Vardari dënohet për sjellje të pahijshme të tifozëve kundër klubit shqiptar

Nga: R.Ibrahimi Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 17:03
Vardari dënohet për sjellje të pahijshme të tifozëve kundër klubit shqiptar

Komisioni disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që të dënojë Vardarin me të holla për shkak të brohoritjeve nacionaliste të tifozëve të tyre në ndeshjen derbi ndaj Shkëndijës.

Vardari duhet patjetër të paguajë 2.000 euro dënim për sjellje të pahijshme, por edhe për nacionalizëm, të fansave të tyre në derbin kundër Shkëndijës, zhvilluar para disa ditësh.

Megjithatë, edhe ndaj Shkëndijës është ngritur procedurë, për shkak të sjelljes së tifozëve të tyre në ndeshjen derbi kundër Shkupit. Pritet që edhe Shkëndija të dënohet me 2.000 ?uro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...