Ibrahimovic apo Pato, Milan ka vendosur

Futboll

Ibrahimovic apo Pato, Milan ka vendosur

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 17:44
Ibrahimovic dhe Pato

Milan dëshiron ta transferoj një sulmues gjatë afatit të janarit.

Milan kërkon që t’i ofroj më shumë hapësirë Gonzalo Higuainit për pushim, andaj ka dy sulmues në listë.

Skuadra italiane është duke menduar që ta transferoj Zlatan Ibrahimovicin ose Alexandre Paton.

Sulmuesi suedez ka bërë me dije se ai është i lumtur te La Galazy, mirëpo që do të kthehej te rosonerët deri në fillim të sezonit të ri në MLS.

Nga ana tjetër, Pato ka shprehur dëshirën e tij që të rikthehet në ‘San Siro’, andaj Milani kërkon një sulmues që mund të qëndroj më gjatë.

Kështu, rosonerët mund ta transferojnë brazilianin para suedezit, në mënyrë që ta kenë kartonin e plotë të lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat