Arsenal e transferon falas yllin e Man Utd

Futboll

Arsenal e transferon falas yllin e Man Utd

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 09:27
Reprezentuesi spanjoll, Juan Mata

Arsenal janë të etur të nënshkruajnë me Juan Matan nga Manchester United, me lojtarin që ende nuk ka arritur marrëveshje të re me ‘Djajtë e Kuq’.

Reprezentuesi spanjoll, Juan Mata, mund të largohet nga Manchester United verën e ardhshme, por mund të mbetet në Premierligë.

Anësori që shënoi një gol të bukur në fitoren e Manchester United në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit, po kërkohet nga Arsenali.

‘DailyMail’ shkruan se 30 vjeçari ende nuk ka marrë ndonjë ofertë nga Manchester United për vazhdimin e kontratës, dhe mund të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme,

Dhe këtë situatë, më së miri kërkon ta shfrytëzojë Arsenal, që dëshiron t’i fitojë shërbimet e ish lojtarit të Chelsea dhe Valencias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat