Sarri ngushëllohet me fitoren, i pakënaqur nga loja letargjike e Chelsea

Futboll

Sarri ngushëllohet me fitoren, i pakënaqur nga loja letargjike e Chelsea

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 10:51
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri nuk ishte i impresionuar me performancën e Chelsea kundër BATE Borisov, pavarësisht fitores 1-0, që siguroi kualifikimin e të tijve në raundet me eliminim direkt të Ligës së Europës.

Goli i parë i Olivier Giroud, pas 794 minutash agjërim, ishte gjëja më pozitive nga një shfaqje letargjike, që mund t’i kishte kushtuar skuadrës së Premier League. “Nuk luajtëm shumë mirë, nuk më pëlqeu pjesa e parë, sepse e qarkulluam topin ngadalë, – u tha Sarri gazetarëve.

– Nuk ishim të rrezikshëm, por u paraqitëm më të mirë në 25 minutat e para të pjesës së dytë. Gjëja më e mirë ishte rezultati. Nuk ishte shumë e lehtë për të luajtur një lojë të mirë këtu, me kushtetqë kishim.

Goli i Giroud? Jam i kënaqur për të. Oliver është shumë i rëndësishëm për ne. E di shumë mirë se një sulmues dëshiron të shënojë, sepse besimi i tij është shumë i rëndësishëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat