Reina: Vërtetuam se mund të përmirësohemi

Futboll

Reina: Vërtetuam se mund të përmirësohemi

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 11:03
Reina: Vërtetuam se mund të përmirësohemi

Pepe Reina thotë se Milan do të jetë më i fortë ndaj Juventus në fundjavë. Kuqezinjtë arritën të merrnin një barazim 1:1 ndaj Real Betis në Europa League.

“Çdo moment i vështirë duhet të kthehet në një mundësi për t’u bërë më i fortë. E thamë këtë gjë pas ndeshjes së parë me Betis dhe vërtetuam se ishim më të balancuar mbrëmjen e sotme,” shprehet portieri për Sky Sport Italia.

“Milan duhet të ndeshet me Juve-n në fundjavë me përulësi dhe respekt, por jo me frikë, teksa kemi besim tek vetja. Pa harruar që kemi edhe mbështetjen e publikut në San Siro.

“Stërvitja me Donnarumma-n? Të gjithë punojmë së bashku dhe ia kalojmë mirë, sepse të gjithë duam të përmirësohemi.

“Objektivi im është të ndihmoj Gigio-n, sepse ai ka kualitetet për t’u bërë një portier fenomenal në të ardhmen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat