Kovac para testit Dortmund: Nuk humbasim, kam vetëm një lojtar në dyshim!

Futboll

Kovac para testit Dortmund: Nuk humbasim, kam vetëm një lojtar në dyshim!

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 15:42
Niko Kovac

Është momenti i së vërtetës, për Dortmundin, Bayern dhe trajnerin Niko Kovac. Për këtë të fundit është një sfidë shumë delikate, sepse Dortmundi ka 4 pikë avantazh dhe ndalohet një tjetër humbur, por trajneri kroat u shfaq mjaft i qetë në konferencën për shtyp para ndeshjes, duke deklaruar se nuk ndjen fare presion para takimit të së shtunës.

“E di që tema e presionit është e rëndësishme për median, por ndershmërisht e them që nuk e ndjej, më besoni. Para 2 vitesh e gjysmë isha në Frankfurt dhe luanim një ndeshje për mbijetesë, njerëzit mund të mbeteshin pa punë nëse binim, ai është presion.

“Ndoshta kemi pak ankth, por frikë apo presion? As që bëhet fjalë, është thjesht puna që kam zgjedhur të bëj. Mund të jap dorëheqjen që nesër dhe çdo gjë do të ishte në rregull.

“Në përgjithësi, mund të them që këto dy skuadra e respektojnë njëra-tjetrën. Nuk mendoj se Dortmundi nuk na respekton, edhe pse nuk jemi paraqitur si Dortmundi deri tani. Do të mundohemi të luajmë sipas stilit tonë të lojës, sepse këtë gjë kemi bërë për 10 vite. E dimë që në mbrojtje duhet të tregohemi perfektë, sepse përballë kemi një rival shumë të rrezikshëm, që luan një futboll sulmues dhe krijon raste të shumta për gol. Nuk mendoj se Dortmundi ka shumë pika të dobëta në këtë moment, duhet të mundohemi të gjejmë ndonjë prej tyre. Mendoj se nuk do të humbasim; 7 pikë do ishin shumë, por nëse fitojmë ne shkojmë -1 nga Dortmundi”.

Presidenti Hoeness ka deklaruar ditët e fundit se Kovac nuk do të pushohet nga puna, edhe nëse Bayern nuk e fiton titullin.

“Tregon që kam besimin e klubit, e kam thënë edhe më parë. Këtë ndjesi kam pasur gjithnjë dhe e kam thënë”, tha Kovac.

“Kjo nuk do të thotë që nuk duam ta fitojmë kampionatin, përkundrazi, por duhet punë, jo llafe. Këtë sezon kundërshtari ynë është më i fortë se asnjëherë në vitet e fundit, sezonin e shkuar shumë kundërshtarë ishin dukshëm inferiorë, ndryshe nga tani”.

Kovac është ende i paqartë në lidhje me formën fizike të Arjen Robben, i cili mund të mungojë në Dortmund, për shkak të një dëmtimi në gju.

“Të gjithë janë mirë. Arjen është stërvitur të enjten, por ka probleme në gju dhe duhet të shohim deri pak orë para ndeshjes. Nuk e di ende a do të luajë, por di që gjithë lojtarët duan ta luajnë një ndeshje të tillë dhe e di që disa lojtarë do jenë të zhgënjyer kur të lexoj formacionin”, komentoi Kovac.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat