Guardiola: Derbi i Mançesterit nuk është ndeshja më e rëndësishme për mua dhe Cityn

Futboll

Guardiola: Derbi i Mançesterit nuk është ndeshja më e rëndësishme për mua dhe Cityn

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 16:50
Pep Guardiola

Pep Guardiola beson se Manchester United ende është në garë për titull, mirëpo nuk mendon se derbi i Mançesterit është ndeshja më e madhe e këtij stinori.

Manchester City e pret në shtëpi të dielën Unitedin në kuadër të javës së 12-të në Premierligë.

“Jo, jo, jo”, u përgjigj kështu Guardiola në pyetjen se a është kjo ndeshja më e rëndësishme në këtë stinor për Cityn.

“Sigurisht ndeshjet ndaj rivalëve janë speciale sepse nëse fiton, ata nuk fitojnë, por është ende nëntori dhe ndoshta ndeshja në Old Trafford në muajin mars do të jetë më e rëndësishme”.

Skuadra e Pep Guardiolas është në vendin e parë në renditje me 29 pikë, ndërsa Unitedi në vendin e shtatë me 20 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat