E pabesueshme çfarë përmban kontrata e Neymar tek PSG

Futboll

E pabesueshme çfarë përmban kontrata e Neymar tek PSG

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 19:08
Neymar

Neymar u bë lojtari më i paguar në botën e futbollit, në gushtin e vitit 2017, kur edhe kaloi në Paris Saint Germain nga Barcelona, për një shumë rekorde.

Braziliani që asokohe ishte 25 vjeçar, i kushtoi parisienëve plot 222 milionë euro dhe nënshkroi kontratë që i siguron rreth 800 000 euro në javë.

Por,fakti më interesant në kontratën e tij qëndron tek një “fshehtësi” e vogël.

Në rast se Neymar duartroket tifozët, ai fiton 375000 euro bonus, shkruan “Givemesport”.

Kjo gjë definitivisht vërteton se parat në futboll po shpenzohen në mënyrë të pakontrolluar.

Kohëve të fundit është thënë se Neymar është i pakënaqur tek kampioni francez.

Po flitet shumë për një rikthim të mundshëm të brazilianit në La Liga, edhe pse ky i fundit nuk ka thënë asgjë sa i përket kësaj teme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat