Darmian kërkohet nga Milani, Interi dhe Roma

Futboll

Darmian kërkohet nga Milani, Interi dhe Roma

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 23:57
Matteo Darmian

Matteo Darmian mund të kthehet në Serie A gjatë muajit janar, pasi për të interesohen Milani, Interi dhe Roma.

Mourinho nuk dëshiron ta largojë lojtarin nga “Old Trafford”, mirëpo italian kërkon më shumë minuta për të luajtur.

Për të interesim kanë shprehur tri klubet italiane, dhe gjatë afatit kalimtar njëra prej tyre mund ta kthejë lojtarin në Serie A.

Darmian erdhi nga Torino në Mançester para tri vjetëve, mirëpo ishte si startues vetëm në stinorin e parë.

Mbrojtësi i krahut është paraqitur vetëm njëherë me fanellën e “Djajve të Kuq” në këtë stinor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat