Napoli gati të përmbush kërkesat, Hysaj së shpejti me kontratë të re

Futboll

Napoli gati të përmbush kërkesat, Hysaj së shpejti me kontratë të re

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 10:20
Elseid Hysaj

Ditë të mira po vijnë për Elseid Hysajn. Ndonëse po kalon një sezon me ulje e ngritje, mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit pritet të rinovojë kontratën së shpejti me Napolin. Lajmin e japin mediat italiane, të cilat pohojnë se gjatë kësaj mesjave ka pasur një drekë pune mes agjentit të Hysajt, Mario Giuffredi dhe Drejtorit të Napolit, Cristiano Guintoli.

Këtë gjë e ka konfirmuar eksperti i transferimeve dhe gazetari sportiv në Rai, Ciro Venerato, i cili është shprehur se tashmë palët janë më pranë marrëveshje së re. “Ka pasur një darkë në mesjavë mes Guintolit dhe Giuffredit, të cilët kanë biseduar për shtyrjen e kontratës së Hysajt.

Duket se palët janë më të relaksuara tani. Megjithatë kërkesa mbetet ende e lartë. 3 milion euro në sezon deri në 2023 dhe asnjë klauzolë largimi, është ajo që kërkon agjenti i futbollistit shqiptar nga Napoli”-shkruajnë mediat italiane.

Nëse kjo kërkesë e Elseid Hysajt do të pranohet nga Napoli, paga e mbrojtësist do të ishte një rekord, i vendosur ndonjëherë nga ndonjë futbollist shqiptar. Gjithësesi gjatë javës së ardhshme pritet të vendoset përfundimisht për çështjen e rinovimit.

Napoli ndodhet gjithashtu nën presion, pasi nëse nuk do të përmbush kërkesat e Hysajt, shqiptarin e pret Çelësi në Londër, aty ku drejton ish-trajneri i Napolit. Skuadra italiane ndodhet mes dy zjarreve, pasi edhe pse nuk e ka pasur titullar të padiskutueshëm, Elseid Hysajn, këtë sezon, mbrotjësi i kombëtares shqiptare është pjesë e planeve të trajnerit dhe klubit. Për këtë arsye pritet që të gjendet dhe gjuha e përbashkët mes palëve për kontratën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat