Real, Perez refuzohet edhe nga “krijesa” e tij

Futboll

Real, Perez refuzohet edhe nga “krijesa” e tij

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 16:57
Florentino Perez

Santiago Solari e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme eksperiencën e tij në drejtim të Real Madrid, duke mundur Melilla, Valladolid dhe Viktoria Plzen, respektivisht në Kupën e Mbretit, La Liga dhe Champions League. Kundërshtarë aspak të parezistueshëm, por pas fillimit zhgënjyes të sezonit me Lopetegui duhej rinisur nga diku.

Pavarësisht nga kjo, trajneri argjentinas duket se nuk bind plotësisht presidentin Florentino Perez, i cili vazhdon kërkimet për një trajner të ri. Pas refuzimeve të trajnerit të Tottenham, Mauricio Pochetino, dhe trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez, ka ardhur përgjigjja e radhës negative.

Sipas “Euro United”, në fakt, numri një i “Los Blancos” ka kërkuar të kthejë në drejtim të skuadrës Zinedine Zidane, dorëheqja befasuese e të cilit 31 majin e kaluar ka hapur një krizë teknike te madrilenët që vazhdon akoma. Perez mësohet të ketë provuar të vihet në kontakt me trajnerin francez dhe menaxherin Alain Migliaccio, por është refuzuar.

Ky është zhgënjimi i radhës për Don Florentino, “shpikësi” i trajnerit Zidane, i braktisur nga ky i fundit pas fitores së tretë radhazi në Champions League. Një triumf që nuk ka arritur të mbulojë krisjen e krijuar në marrëdhënien mes klubit dhe teknikut francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat