“Wenger do të kthehet në futboll së shpejti”

Futboll

“Wenger do të kthehet në futboll së shpejti”

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 18:03
Arsene Wenger

Legjenda e Arsenalit, Robert Pires, ka konfirmuar se Arsene Wenger do të kthehet në detyrën e trajnerit së shpejti.

Wenger u largua nga Arsenali gjatë verës pas 22-vjetësh, dhe që nga atëherë është i pa punë.

“E kam parë Wengerin së fundmi në Londër, dhe vërehet se ai dëshiron që të fillojë punën”, ka thënë Pires.

“Ai e do futbollin shumë. Ai e tha edhe vetë se do të kthehet në janar për të punuar përsëri”.

Së fundmi kishte thashetheme se Wenger do të bëhet në janar trajner i Milanit, mirëpo këtë e ka mohuar vetë francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat