Klopp kërkon nga UEFA që t’i dënojë klubet që thyejnë rregullat e FFP

Futboll

Klopp kërkon nga UEFA që t’i dënojë klubet që thyejnë rregullat e FFP

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 18:58
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka kërkuar nga UEFA që të merr aksione kundër klubeve që kanë thyer rregullat e Financial Fair Play (FFP).

Gazeta gjermane Der Spiegel ka shpërndarë disa informacione për klubet si Manchester City dhe Paris Saint-Germaini. Artikujt e “Football Leaks” dëshmojnë se këto dy klube i kanë falsifikuar të dhënat e përfitimeve nga sponsorët për të mos u ndëshkuar nga UEFA për shkeljen e rregullave të transferimeve.

“Është e vështirë të jap komente por mendoj se FFP është një gjë shumë e mirë”, ka thënë trajneri gjerman.

“E di që është fjala për Parisin dhe Man Cityn. Nuk jam i sigurt nëse ka edhe klube tjera të përfshira”.

“Mendoj se dikush duhet të bëjë diçka. Kjo është e tëra që mund të them sepse nuk e di shumë mirë historinë e tërë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat