Gattuso: Kam një lojtar që mund ta ndalë Cristiano Ronaldo-n, gjesti i Mourinho-s….

Futboll

Gattuso: Kam një lojtar që mund ta ndalë Cristiano Ronaldo-n, gjesti i Mourinho-s….

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 19:54
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso thotë se nuk e di nëse do të vazhdojë të jetë trajneri i Milan pas spekulimeve mbi të ardhmen e tij.

Milan pret Juventus të dielën në mbrëmje teksa sulmuesi i huazuar Gonzalo Higuain është në garë me kohën për të qenë gati në përballjen ndaj ish-ekipit të tij.

“A do të vazhdoj të jem pjesë e Milan? Për këtë gjë duhet të pyesni Leonardo-n. Dëmtimet e shumta kanë bërë që të jemi më të bashkuar. Tani djemtë e mi bëjnë gjithçka që u them, shoh zjarr në sytë e tyre.”

Cristiano Ronaldo ka shënuar pesë gola në gjashtë ndeshjet e fundit për kampionët e Serie A, por Gattuso mendon se Kessie mund ta mbajë nën kontroll yllin portugez.

“Kemi Kessie në ekipin tonë, ai mund ta ndalë Ronaldo-n,” vijon Gattuso. “Mund ta ndalësh me organizim të mirë.

“Por Juventus është plot me kampionë dhe i fortë në çdo aspekt. Bashkë me Barcelona-n, bardhezinjtë janë skuadra më e mirë në Europë. Ronaldo është një vlerë e shtuar.”

Gattuso më pas pyetet për gjestin Jose Mourinho-s pas ndeshjes me Juve-n në CHampions League. “Unë kam bërë më keq, imagjinoni nëse unë filloj e them se çfarë mund ose nuk mund të bëjë Mourinho.

“Spalletti ka të drejtë, mos e zgjoni luanin. Të gjithë ofendohemi, por nuk jam unë ai që duhet ta gjykojë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat