Përmbysja spektakolare, Dortmund fut në krizë Bayern-in

Futboll

Përmbysja spektakolare, Dortmund fut në krizë Bayern-in

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 20:47
Pamje nga ndeshja

Borussia Dortmund ka përmbysur gjithçka në pjesën e dytë në supersfidën e javës së 11-të të Bundesliga-s me Bayern Munich. Të besuarit e Favre kanë mposhtur kampionët në fuqi me rezultatin 3-2 dhe tani ka filluar shkëputjen në renditje. Vendasit e nisin mirë ndeshen dhe rrezikojnë me Reus brenda zonës por Neuer tregohet vigjilent. Megjithëse Borussia po rrezikonte më shumë duke luajtur me një temp më të lartë, ishin bavarezët ata që gjetën golin e avantazhit në minutën e 26’ me anë të Robert Lewandowski-t i cili shfrytëzon më së miri një kros të bukur nga Gnabry.

Pas pushimit vendasit sulmonin me shumë forca ndaj një Bayern-i të tërhequr mbrapa dhe në minutën e 4’ Marco Reus mposht Neuer në duelin ballë për ballë teksa arrin të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë. Por festa e Signal Iduna-s zgjati vetëm katër minuta pasi Lewandowski rikthen avantazhin për vavarezët pas krosit të Joshua Kimmich. Gjithsesi vendasit nuk i humbin shpresat dhe vazhdojnë të luajnë futbollin e tyre dhe arrijnë të krijojnë mundësi pas mundësie dhe gjejnë golin e barazimit me Marco Reus në minutën e 67’. Një gol ëndrrash i sulmuesit gjerman.

Vetëm shtatë minuta më pas vendasit marrin avantazhin për të parën herë në këtë sfidë. Ishte Paco Alcacer i futur në fushë për Gotze që vetëm për vetëm me Neuer nuk gabon duke dërguar topin në rrjetë. Borussia nuk e uli ritmin edhe pas golit të avantazhit, duke vazhduar të sulmojë sa herë që ka topin në zotërim, ndërsa Bayern pa ide, sidomos në mesin e fushës, duhet t’i nënshtrohet vendasve megjithëse në sekondat e fundit të takimit Lewandowski shënoi golin e barazimit me thembër, por që u anulua nga arbitri për pozicion jashtë loje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat