Dita kur fansat e Liverpoolit mbështesin Unitedin dhe Evertonin

Futboll

Dita kur fansat e Liverpoolit mbështesin Unitedin dhe Evertonin

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 23:22
Fansat e Liverpoolit

Dita e nesërme mund jetë dita vendimtare e këtij sezoni, e që fansat e Liverpoolit i zë në një pozitë jo të zakonshme.

Liverpool Echo ka bërë një artikull në të cilin thotë se fansat e Liverpoolit nesër do të mbështesin rivalët e përbetuar, Manchester Unitedin dhe Evertonin.

Derisa Liverpooli e pret në Anfield Road skuadrën e Fulhamit, dhe është favorit për ta fituar këtë ndeshje.

Dy rivalët për titull këtë sezon Chelsea e City do të luajën derbit ndaj Evertonit, përkatësisht Unitedit.

Në rast të fitores ndaj Fulhamit, atëherë fansat e Liverpoolit do të donin që Evertoni ta fitonte përballjen me Chelsean, e Unitedi të fitonte derbin e Manchesterit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat