Skriniar “qetëson” tifozët e Inter

Futboll

Skriniar “qetëson” tifozët e Inter

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 00:05
Milan Skriniar

Milan Skriniar është njëri nga qendër mbrojtësit më të kërkuar në Evropë.

Së fundmi lojtari dhe skuadra kanë ngecur në bisedimet e tyre për nënshkrimin e kontratës së re.

Përmes “Sport Mediaset”, Skriniar ka tentuar të qetësoj tifozët duke thënë: “Nuk ka ndonjë te re rreth vazhdimit të kontratës. Tani po luajmë çdo tri ditë. Kur të kemi më shumë kohë do të bisedojmë për këtë çështje. Tifozët duhet të jenë të qetë”.

Reprezentuesi i Sllovakisë kërkohet me ngulm nga skuadra e Manchester United, por edhe Barcelona ka shfaqur interesim për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat