Mourinho e kritikon Agueron para derbit

Futboll

Mourinho e kritikon Agueron para derbit

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 09:57
Mourinho dhe Aguero

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, e ka kritikuar yllin e Manchester Cityt, Sergio Agueron, për sjelljen e dytë në derbin e kaluar, e cila kishte rezultuar me një karton të kuq për Marouane Fellainin.

Skuadra e Mourinhos do të përballet me Manchester Cityn sot në orën 17:30 në stadiumin Etihad, ndeshje kjo për të cilën është favorit Manchester City. Kjo fitore është mjaft e nevojshme për “Djajtë e kuq” të cilët nuk e kanë filluar edhe aq mirë sezonin e ri.

Mourinho tha se atij i pëlqejnë disa gjëra të Agueros, megjithatë nuk pranoi të tregonte se çfarë i pëlqente konkretisht të golashënuesi më i mirë në histori të Manchester Cityt, kur u pyet për këtë gjë nga gazetarët e pranishëm në konferencën për shtyp.

Mesfushori i Manchester Unitedit, Fellaini, ishte ndëshkuar me karton të kuq pasi që e kishte goditur me kokë Agueron, në ndeshjen e vitit të kaluar mes këtyre dy klubeve. Megjithatë, Mourinho pretendon se reagimi i argjentinasit ishte i tepruar.

“Unë e pashë atë në tunel dhe hunda e tij nuk ishte e thyer, koka e tij nuk ishte e thyer dhe fytyra e tij ishte po aq e mirë sa gjithmonë. Unë frikësohem për këtë vetëm kur luaj kundër tij. E adhuroj atë për disa cilësi të mrekullueshme që i ka”, ka thënë Mourinho.

“Janë disa gjëra të cilat nuk më pëlqejnë, por numrat flasin vet, numri i golave që ai arrin t’i shënojë. Nuk ka të bëjë me sa gola shënohen gjatë një sezoni, por sa gola i shënon në karrierë. A jam tifoz i tij? Do ta mbaj këtë gjë për vete”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat