Allegri tregon dy pikat e dobëta të Juves

Futboll

Allegri tregon dy pikat e dobëta të Juves

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 12:44
Allegri tregon dy pikat e dobëta të Juves

Në prag të ndeshjes së sotme në “San Siro” ndaj Milanit trajneri i Juventusit, Max Allegri, ka ende disa dyshime në lidhje me formacionin që do të hedhë në fushë. Në dyshim janë mbrojtësi Leonardo Bonucci, që rikthehet në këtë stadium si rival, pas një sezoni me kuqezinjtë si dhe sulmuesi kroat Mario Mandzukic. Mbrojtësi pritet të zëvendësohet nga Benatia, ndërsa për sulmuesin janë të shumta zgjidhjet, duke shtuar një mesfushor sulmues.

“Kjo ndeshje vjen pas humbjes me United. Nuk humbisnin që në prill dhe ishte një zhgënjim i evitueshëm, pasi udhëhiqnim. Gjithsesi, tani radhën e ka Milani dhe përgatitemi për një sfidë tjetër të vështirë, ndaj një rivali të fortë. Duhet të bëjmë një ndeshje të përkryer për të fituar edhe pse në këtë rast më interesojnë më shumë 3 pikët se sa loja e bukur. Dua një Juventus të ekuilibruar në fushë, me teknikë dhe fizik në kontraste”, tha Allegri.

Për sa i përket ekipit që do të hedhë në fushë, Ronaldo e Dybala konfirmohen në repartin e avancuar, ndërkohë që rikthehen Douglas Costa e Bernardeschi pas dëmtimit dhe janë gati për t’u aktivizuar.  “E rëndësishme është që ndeshjet t’i mbyllim kur kemi mundësi dhe jo të vuajmë siç ndodhi ndaj United. Juventusi mund të pësojë gola vetëm në dy mënyra: në kundërsulmet e rivalëve ose nga ndonjë goditje dënimi, ndaj duhet kujdes”, tha Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat