Sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata, duket se ka rifituar besimin në vete.
Ai është rikthyer të gjejë golin në ndeshjet e fundit, kur shënoi edhe ndaj Southampton.
Morata shpesh herë është titullar në formacionin e Maurizio Sarrit, edhe pse në fillim e kishte të vështirë të gjente rrugën e golit.
Megjithatë, duket se tashmë spanjolli ka rigjetur formën e dikurshme.
“Mendoj se mund të tregoj më shumë” ka thënë Morata për uebsajtin zyrtar të Chelsea.
“Në të kaluarën nuk ishte e lehtë për mua, por tash është sezoni i ri. Mendoj se nuk është e rëndësishme nëse shënon 25 apo 30 gola, është e rëndësishme të ndihmosh skuadrën për fitore” ka thënë spanjolli.
Ai gjithashtu ka lëshuar lëvdata për trajnerin Sarri. Lojtari ka thënë se po e shijon në maksimum stilin e ri të lojës nga skuadra.