Serbi përjetoi edhe një tronditje nga Xherdan Shaqiri

Futboll

Serbi përjetoi edhe një tronditje nga Xherdan Shaqiri

Nga: Kemajl Goca Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 14:21
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri vazhdon me formën e lartë të tij. Ai është protagonist i fitores me rezultat 2:0 te Liverpoolit në përballje me Fulhamin. Liverpooli në 12 ndeshje ka 9 fitore, 3 barazime, pa humbje, aktualisht kryeson me  30 pikë.  Në minutën e 41-të, Mohamed Salah doli i vetmuar dhe pa ndonjë vështirësi realizoi për 1:0.  Shaqiri dha maksimumin dhe për fitoren e radhës të skuadrës së “Redsave”. Ai shënon nga afërsia në minutën e 53-të pas asistimit të Andrew  Robertson. Shaqiri luajti deri në minutën e 81-të kur u zëvendësua nga Milner, i cili ka qenë ndër më të mirët. Ndërkaq, reprezentuesi i Serbisë, Aleksandar Mitroviq, e ka përjetuar edhe një tronditje nga Shaqiri. Sepse Mitroviq e kujton shumë mirë golin e Shaqës kur e mundi në çastet e fundit 2:1 Serbinë në Kampionatin  Botëror – “Rusia 2018”.  

Image

Ilustrim

Mitroviq mu paraqit titullar për Fulhamin, por pa forcë përballë Liverpoolit të Shaqirit. Shaqa sa vijnë e kalojnë javët bëhet prej më të rëndësishmeve në fanellën e Liverpoolit dhe ka shënuar dy gola deri me tash në kampionat. Fulham është në vend të fundit përkatësisht të 20-të me 5 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat