Prishtina mposht Ballkanin, ’89-shi pa telashe! Gjilani triumfoi në fund

Futboll

Prishtina mposht Ballkanin, ’89-shi pa telashe! Gjilani triumfoi në fund

Nga: Kemajl Goca Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 15:22
Pamje nga një ndeshje

Prishtina shënon fitore të madhe me rezultat 2:0 në përballje me Ballkanin nga Theranda, në ndeshjen e javës së 15-të të elitës së futbollit të Kosovës. Tri pikë domethënëse të Prishtinës, njëherësh dëshmuan fuqinë e liderit. Gjithçka vendoset në periudhën e dytë të lojës.  

Marjo Morina realizoi në minutën e 65-të dhe  Meriton Korenica në atë të 68-tën për fitoren e madhe të bardhekaltërve. Prishtina prinë me 36 pikë, ka një ndeshje më shumë se Feronikeli që mban vendin e dytë me 32 sosh, kurse Ballkani është i nënti me 18. Trepça ’89 nuk lejoi befasi, duke e mundur me 4:1 të fundosurin  KEK-un nga Kastrioti.  Për ’89-shin shënuan: Ergis Mersini (11'), Gëzim Rusi (49' e 51'), Arb Manaj (88’) dhe për KEK-un: Ardit Gashi (8’).

Trepça ’89 ngjitet në vend të shtatë me 19 pikë, kurse KEK-u është i fundit me një pikë apo ka një barazim e 14 humbje. Gjilani shlnoi fitore në çastet e fundit me rezultat 1:0 në duel me Drenicën nga Skenderaj. Trim i fitores së gjilanasve është futbollisti Vilfor Hysa në minutën e 84-të. Gjilani renditet në vend të katërt me 24 pikë, kurse Drenica është në pozitën e tetë me 18.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat