Shaqiri: Jemi ende të pamposhtur në Premier League

Futboll

Shaqiri: Jemi ende të pamposhtur në Premier League

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 17:13
Shaqiri: Jemi ende të pamposhtur në Premier League

Xherdan Shaqiri ka shënuar sërish për Liverpoolin dhe i ka dhënë fitoren “Të Kuqve” në takimin kundër Fulhamit. Pas ndeshjes, Shaqiri foli për faqen zyrtare të klubit, ku u shpreh: “Luaj në një skuadër të madhe dhe me pasimin që më dhanë, nuk e kisha të vështirë të shënoja. Por, për mua nuk ka shumë rëndësi nëse shënoj apo asistoj, rëndësi ka që ndihmoj skuadrën”.

“Jam shumë i lumtur me paraqitjet e mia. Erdha në verë për të ndihmuar skuadrën të ecë përpara dhe të jetë e suksesshme dhe jam i lumtur që deri më tani po bëj mirë”.

“Jemi ende të pamposhtur në Premier League. Shënuam dy gola dhe nuk pësuam, prandaj mund të thuhet që e merituam plotësisht fitoren”, u shpreh sulmuesi  shqiptar me nënshtetësi zvicerane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat