Bonucci e godet Allegrin pak minuta para sfidës ndaj Milanit

Futboll

Bonucci e godet Allegrin pak minuta para sfidës ndaj Milanit

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 20:29
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci e ka pranuar se ishte befasuar nga vendimi i Massimiliano Allegrit për ta lënë atë jashtë formacionit startues kundër ish-klubit të tij, Milan.

“Të jem i sinqertë, u habita edhe unë dje kur trajneri e bëri formacionin”, tha Bonucci për Sky Sport Italia.

LE Stampa raportoi sot se Bonucci vetë kishte kërkuar të mos startonte për t’i shmangur polemikat dhe fishkëllimat nga turma në “San Siro”.

Por, pak më parë, qendërmbrojtësi italian e ka mohuar këtë, duke thënë se ai nuk do të zmbrapsej nga asnjë sfidë.

“Kushdo që më njeh, e di se unë kurrë nuk do të zmbrapsesha nga një ndeshje e tillë. këtu ndeshje e nxjerrin më të mirën nga unë. Megjithatë, është vendin dhe pjesë e rotacionit të skuadrës, sepse i kam zhvilluar nëntë ndeshje radhazi si titullar. Natyrisht, do të doja të luaja, por interesi i skuadrës vjen para atij individual dhe duhet ta respektoj këtë”, tha Bonucci.

Ndeshja derbi mes Milanit dhe Juventusit do të nisë pas pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat