Juve mposht Milanin në San Siro dhe vazhdon qetë në krye

Futboll

Juve mposht Milanin në San Siro dhe vazhdon qetë në krye

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 22:30
Cristiano Ronaldo në duel me Ignazio Abate (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Juventusi ka fituar derbin e xhiros së 12-të në Serie A ndaj Milanit me rezultat 0-2 në San Siro.

Zonja e Vjetër ishte më e mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar për kampionat aktualit të Italisë.

Ndeshja filloi me një koreografi fantastike të tifozëve të Milanit, Curva Sud, e cila ishte në nder të 50 vjetorit të themelimit të ultrasve kuqezi.

Goli i parë në takim erdhi nga Mario Mandzukic në minutën e tetë pas asistimit nga Alex Sandro.

Sulmuesi kroat kishte edhe një shans në minutën e 11-të, por nuk e arriti topin me kokë.

Në minutën e 41-të Milani kishte rast të barazojë rezultatin, por Gonzalo Higuain dështoi të shënojë nga pika e bardhë.

Paulo Dybala në minutën e 57-të ishte afër të shënojë nga gjuajta e lirë, por topi përfundoi afër shtyllës së djathtë dhe jo në rrjetë.

Në minutën e 81-të goli i qetësisë u shënua nga Cristiano Ronaldo, i cili nuk gaboi nga afër.

Në minutën e 84 me karton të kuq u përjashtua Higuan dhe kështu përfunduan edhe shpresat për një pikë nga kjo ndeshje për kuqezinjtë.

Pas kësaj fitore Juventusi vazhdon në pozitën e parë me 34 pikë (gjashtë më shumë se Napoli), kurse Milanit renditet në vendin e pestë me 21 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Zonjës së Vjetër është kundër Spalit, ndërsa Milani ndaj Lazios.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat