Në Serie A takohen për VAR-in

Futboll

Në Serie A takohen për VAR-in

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 09:35
Foto

Pritet të ketë një takim midis gjyqtarëve të Serie A dhe trajnerëve, për shkak të një serie incidentesh të diskutueshme rreth VAR-it.

Video ndihmës gjyqtari apo ndryshe që njihet me emrin VAR, u futën në përdorim në fillim të sezonit të kaluar, por këtë sezon ka pasur disa incidente të diskutueshme.

Një faull i dyshuar nga Kostas Manolas në Gaston Ramirez u rishikua në ndeshjen Roma-Sampdoria, por nuk duket të jetë një “gabim i qartë “, 

VAR u përdor për të shqyrtuar një incident ku gjuajta e Stephan El Shaarawy goditi krahun e Omar Colley.

Nuk u dha penallti, por VAR nuk u konsultua as për incidente të ngjashme në Chievo-Bologna dhe Atalanta-Inter.

Për më tepër, Milanit iu dha një penallti kundër Juventusit pas një ndërhyrjeje nga VAR, megjithëse ishte shumë e qartë se Medhi Benatia prekun topin qëllimshëm.

Marokeni e preku topin me dorë qëllimisht, andaj do të duhej të ndëshkohej me karton të verdhë.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’ , ndeshjet e kombëtareve do të mundësojnë që në Itali të mbahet takim midis zyrtarëve dhe trajnerëve, me qëllim që të ofrojë më shumë qartësi dhe saktësi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat