Challandes tregon mënyrën e vetme se si një lojtar duhet të bindet që të luajë për Kosovën

Futboll

Challandes tregon mënyrën e vetme se si një lojtar duhet të bindet që të luajë për Kosovën

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 12:36
Selektori Bernard Challandes

Selektori Bernard Challandes, në konferencën për shtyp para ndeshjeve me Maltën e Azerbajxhanin është pyetur se kush duhet të bindet në mënyrë që një futbollist të vijë të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Përzgjedhësi u pyet për raste të tilla si ai i Ardian Ismajlit, ku në rastin e këtij të fundit, Challandes tha se nuk ka biseduar me familjen apo agjentin e tij, pasi këto bisedime i kishte bërë presidenti tashmë i ndjerë, Fadil Vokrri.

“Në situata të tilla, nuk është vetëm lojtari. Jemi në Kosovë, këtu e dini rëndësinë e familjes”, u përgjigj Challandes në pyetjen e gazetarëve.

“Dhe nganjëherë, agjenti dhe familja janë e njëjta gjë. Sepse në shumicën e rasteve, janë familjarët që janë edhe agjentë të futbollistëve”, shtoi ai.

“Por, në rastin e Ardian Ismajlit nuk kam folur me familjen apo agjentin e tij. Ishte Fadil Vokrri që shkoi në Zagreb. Unë i thash se nëse ke nevojë do të vij, por ai tha se nuk ishte problem, dhe se Ismajli kishte vendosur të luajë për Kosovën”, potencoi Challandes.

“Por, nuk ka rregulla. Nganjëherë flasim me familjen, nganjëherë me agjentin, dhe ndonjëherë flasim direkt me lojtarët”, shtoi Challandes.

“Nuk është e lehtë, veçanërisht në Kosovë. Kemi lojtarë me tre pasaporta, dhe presioni është tek ne. Ata kërkojnë të luajnë, ndërkohë kanë mundësi të luajnë për dy shtete të tjera, si për shembull Malin e Zi dhe Kroacinë”, përfundoi selektori.

Kosova i zhvillon dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit, më 17 dhe 20 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat