Futbollistet të përmbajtura para ndeshjes me Ukrainën

Futboll

Futbollistet të përmbajtura para ndeshjes me Ukrainën

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 12:55
Futbollistet të përmbajtura para ndeshjes me Ukrainën

Kundër Ukrainës, e cila do të zhvillohet sot në orën 17.00, Kombëtarja A e Kosovës ka mbajtur seancën stërvitore, ndërsa në deklaratat e tyre futbollistet janë treguar të matura por me një dozë optimizmi. Vajzat e Kombëtares A, punuan mjaft shumë këto dy ditë për të mënjanuar gabimet dhe lëshimet që kanë pasur nga ndeshja e parë. Shtabi teknik është përqendruar dhe vëmendjen e ka fokusuar të mbrojta dhe të sulmi inertë që kishte në ndeshjen e parë si dhe mesfusha jo e kordinuar si duhet, ndaj të gjitha këto e kanë shtyrë kërkesën te futbollistet që të luajnë më gjallë dhe me shpirt luftarak. Gjendja shëndetësore e futbollisteve sipas fjalëve të mjekut të ekipit kombëtar dr. Enver Hoxha është kënaqshme dhe stabile. Atmosfera në grup është e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat