Tensione

Futboll

Tensione

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 16:44
Pamje nga një ndeshje

Humbja me Borusian e Dortmundit ka trazuar ambientin bavarez. Situata në dhomat e zhveshjes ka qenë me të vërtetë e nderë dhe “Bild” zbulon se në krye të revoltës ishte Zherom Boateng, i cili goditi dhunshëm derën e dhomës së zhveshjes, duke flakur edhe objekte në mur. Disa prej lojtarëve e shfaqnin zemërimin e tyre edhe me zë të lartë:

“Gjithnjë i njëjti m…”. Por zemërimi i kampionëve është i kuptueshëm. Ata shkuan dy herë në avantazh në “Signal Iduna Park” dhe humbën pas transformimit drastik të vendësve në pjesën e dytë. Por Joshua Kimish këmbëngul se: “Bajerni mund ta përballojë presionin.

Nëse është dikush që nuk e kupton se për çfarë bëhet fjalë këtu, atëherë ai nuk do ta kuptojë kurrë”. Ndërsa shefi i klubit, Karl-Hainc Rumenige, përpiqet t’i hedhë ujë zjarrit: “Luajtëm shumë mirë, kaluam dy herë në avantazh dhe nuk mund ta gjykoj për asgjë skuadrën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat