Kur Reali humbet

Futboll

Kur Reali humbet

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 18:12
Zlatko Daliç e Luka Modriç

Luka Modriç është mbrojtur nga trajneri i kombëtares kroate Zlatko Daliç, duke akuzuar ekipin madrilen se pret fytyra të huaja për ë fajësuar.

“Nuk kam dyshuar kurrë të Modric dhe jam i sigurt që do të rikthehet në formën e tij më të mirë së shpejti. Ne folëm disa ditë më parë dhe Luka më tha që në futboll gjërat ndryshojnë dhe lëvizin shpejt. Ai e di që pasi luajti shkëlqyeshëm për një vit të tërë, nuk mund të jetë në formën e lojtarit të vitit.”

“Kur Reali humbet një ndeshje, ata shohin për fajtor në radhët e të huajve. Ata fajësojnë Modric, Kroos apo dikë tjetër.”

Ndërsa është ndalur edhe te sfida mes Kroacisë dhe Spanjës për Ligën e Kombeve duke thënë:

“Ne po shohim për një revansh, por jo në formën e revanshit, thjesht duam 3 pikët. Do të jetë e vështirë pasi kemi dëmtime dhe rivali është i fortë, por edhe nëse nuk do të kemi shumë posedimin e topit, e dimë që mund ta bëjmë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat