Ç’kanë 4 yjet nga Premier League që nuk luajnë me Francën?

Futboll

Ç’kanë 4 yjet nga Premier League që nuk luajnë me Francën?

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 20:12
Manchester United

Yjet e Premier League, Anthony Martial, Paul Pogba dhe Benjamin Mendy do të mungojnë në përballjen kryesore të Francës ndaj Holandës, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve, sikurse dhe në miqësoren ndaj Uruguay, për shkak të dëmtimeve. Lajmin e ka konfirmuar vetë Federata Franceze e Futbollit të hënën. Treshja e futbollistëve të Premier League udhëtuan drejt Parisit për t’u takuar me përfaqësuesen e Francës, por u konsideruan si fizikisht të pamundur për të luajtur në ekipin e trajnerit Didier Deschamps, që mund të kualifikohet për në fazën finale të Ligës së Kombeve nëse do të fitojë të premten ndaj Holandës.

Sulmuesi i Manchester United, Martial i cili po gëzon një formë dhe paraqitje shumë të mirë me klubin e tij, duke shënuar plot 6 gola në pesë ndeshjet e tij të fundit në Premier League, po vuan një tërheqje muskulare. Mesfushori kampion bote në fuqi, Pogba, që mungoi edhe në derbin e Manchester, vuan një dëmtim në kofshë. Ndërkohë, mbrojtësi i Manchester City, Mendy, pas një skaneri të realizuar në kryeqytetin e Francës, u zbulua se ka një problem në gju. Edhe sulmuesi Alexandre Lacazette kishte zëvendësuar fillimisht Martial, por sulmuesi i Arsenal ishte i pamundur të bashkohej me kombëtaren. Vendi i tij u plotësua nga sulmuesi i Borussia Moenchengladbach Alessane Plea që realizoi një tregolësh në Bundesligë, në fitoren e Werder Bremen të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat