Një Totti i ri po rritet te Roma, djali i kapitenit legjendar pret topat mbrapa portës dhe tregon dashurinë për klubin verdh e kuq

Futboll

Një Totti i ri po rritet te Roma, djali i kapitenit legjendar pret topat mbrapa portës dhe tregon dashurinë për klubin verdh e kuq

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 20:51
Roma

Në momentin që përmendet Roma, të gjithëve u shkon në mendje kapiteni i tyre legjendar Francesco Totti.

Ikona e Romës dhe futbollit italian dy vite më parë i dha fund karrierës prej futbollistit.

Tani Totti në rolin e drejtorit, nuk mungon në asnjë ndeshje të Romës duke e ndjekur nga tribunat.

Por te Roma po rritet një Totti i ri, fjala është për djalin e Francescos, Cristianin i cili është pjesë e akademisë së klubit verdh e kuq.

Si gjithë fëmijët e akademisë së klubeve, edhe Cristiani ka qenë pritës i topave mbrapa portës.

Në momentin e shënimit të golave të Romës, Cristiani ka treguar pasionin dhe dashurinë që ka për këtë klub duke iu gëzuar shumë golave dhe fitores.

E prania e tij mbrapa portës nuk i ka ikur reporterëve italian të cilët e kishin në fokus gjatë gjithë ndeshjes.

Edhe Francesco në moshën 13 vjeçare kishte qëndruar mbrapa portës duke pritur topa ashtu si i biri i tij Cristiani.

Në Romë kanë filluar të ëndërrojnë që Cristiani të jetë i ngjashëm edhe në talent ashtu si në pamje si babai i tij.

Mbreti është në pension, princi në Romë ka filluar të rritet.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat