Martinez: Dua të luaj më shumë

Futboll

Martinez: Dua të luaj më shumë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 23:26
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez pranon se do të donte të luante më shumë për Interin, por këmbëngul se do të vazhdoj të punojë shumë për të siguruar për mundësitë e tij të ardhshme.

Martinez ka bërë vetëm shtatë paraqitje për Interin që nga transferimi i tij prej 21 milionë euro ga Racing Club gjatë verës.

Por, sulmuesi i ri argjentinas e bëri të qartë se ai nuk do të heqë dorë dhe do të punojë shumë për të luajtur edhe më shumë.

“Nuk jam duke luajtur shumë për Interin, por vazhdoj të punoj shumë për të siguruar që jam gati”, ka thënë fillimisht Martinez nga kampi i stërvitjes së Argjentinës.

“Do të doja të luaja më shumë, por unë do të stërvitem këtu për t’u përgatitur për ndeshjen time të ardhshme në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Për mua është një ëndërr të jem këtu dhe më pëlqen çdo herë që jam këtu”.

“Unë ëndërroj të fitojë Copa America, si dhe Kupën e Botës: është gjëja më e mirë që ekziston”, përfundoi sulmuesi argjentinas.

Ndryshe, Martinez është i ftuar te Kombëtarja e Argjentinas, së bashku me bashkëlojtarin e tij Mauro Icardi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat