Deschamps, Dembeles: I di arsyetimet tua kur vonohesh

Futboll

Deschamps, Dembeles: I di arsyetimet tua kur vonohesh

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 00:55
Didier Deschamps

Trajneri i Francës, Didier Deschamps është paraqitur në konferencën e sotme për shtyp dhe ka folur edhe për problemet e fundit të Ousmane Dembeles.

Anësori i Barcelonës ka vazhduar të tregojë mungesë profesionalizmi, dhe kjo i ka ndikuar me minutazh nga Ernesto Valverde.

”Unë i di arsyetimet e tij kur ai vonohet”, tha Deschamps për gazetarët.

”Për ta mbrojtur veten ai thotë: ‘Nuk jam i vetmi”.

”Ousmane e ka shprehi që të vonohet”, vazhdoi Deschamps.

”Paarsisht se a është te klubi apo Kombëtarja, ai do të vonohet paksa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat