Milan në listë tre ‘bombera’

Futboll

Milan në listë tre ‘bombera’

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 08:34
Milan

Milan është në hall për një sulmues.

Milan kërkon të transferoj një sulmues, pasi e di se nuk mund të mbështet në Gonzalo Higuain për shumë kohë.

Rosonerët kanë në listë tre sulmues si, Alexandre Pato, Zlatan Ibrahimovic dhe tash së fundmi, Karim Benzema, 

Sulmuesi brazilian ka mohuar zërat se ai mund të transferohet në janar në ‘San Siro’, ndërsa suedezi e kërkon huazimin e përkohshëm nga La Galaxy, pasi nuk dëshiron të qëndroj edhe gjatë te Milani.

Kështu, opsioni i vetëm për rosonerët është Benzema, që nuk po kalon kohë të mira te Real Madridi.

Në orët e fundit, francezi është në listën e e Milanit, andaj një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, mund ta bind atë që të kaloj në Serie A. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat