Lila: Duhet të japim 200 për qind

Futboll

Lila: Duhet të japim 200 për qind

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 15:55
Lila: Duhet të japim 200 për qind

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Andi Lila doli sot në konferencë për shtyp ku foli për ndeshjen ndaj Skocisë. Në fjalën e tij ai tha se lojtarët duhet të japin më shumë se 100 përqind nga vetja për të marrë tre pikët.
“Çdo ditë me Kombëtaren është e veçantë. Çdo ndeshje është e jashtëzakonshme. Duhet të marrim rezultat pozitiv për momentin dhe të ardhmen e ekipit. Shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë si ndeshja ndaj Izraelit, por të kemi një rezultat më të mirë. Duhet të përmirësohemi sa më shumë, si në stërvitje dhe në ndeshje. Shpresoj që gjithmonë të jemi me ritme të larta. Çdo futbollist të tregojë kontingjentin dhe cilësitë e veta.
Ne shkuam në Europian dhe ndërruam nivel. Nuk ka skuadra të lehta dhe të forta. Do të kemi gjithmonë shpirtin luftarak dhe në ndeshje duhet të japim 200%. Kjo është e vetmja rrugë. Në qoftë se japim më të mirën, nuk do të kemi probleme. Nëse me skuadra më të vogla do të futemi me ndjenjë nënvlerësimi, gjithmonë kemi pasur probleme. Të jemi skuadër rivale siç kemi treguar më pare”, tha Andi Lila.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat