Gati të largohet

Futboll

Gati të largohet

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 17:01
Alexis Sanchez

Alexis Sanchez i ka thënë agjentit të tij se kërkon të largohet nga Manchester United.

Kiliani ka shënuar vetëm katër gola në 29 paraqitje që kur iu bashkua Djajve nga Arsenal në janar dhe së fundmi ka vuajtur për të ruajtur vendin e titullarit.

Sipas spanjollëve të El Chiringuito, Sanchez është gati të largohet nga Old Trafford, me agjentin e tij që thuhet të jetë duke biseduar me Real Madrid për një transferim të mundshëm.

Gjigantët spanjollë mund të tentojnë ta marrin që në janar, teksa Mariano Diaz ka vuajtur të bëjë një impakt që prej rikthimit në Bernabeu.

Transferimi te Real nuk do t’i pëlqente aspak Barcelona-s, ku 29-vjeçari kaloi tre vite përpara se të shkonte tek Arsenal.

Sanchez ka vuajtur të gjejë formën ideale tek United dhe nuk ishte titullar në derbin ndaj City-t në fundjavë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat