Modriçi i mposhti sërish Messin dhe Ronaldon

Futboll

Modriçi i mposhti sërish Messin dhe Ronaldon

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 18:27
Modriçi i mposhti sërish Messin dhe Ronaldon

Luka Modriç ka fituar çmimin “Goal 50”, duke u zgjedhur lojtari më i mirë për sezonin 2017/18.

33-vjeçari i Real Madridit la prapa Cristiano Ronaldon, Mohamed Salahun, Kylian Mbappen dhe Lionel Messin.

“Jam shumë i lumtur dhe është një nder për mua të fitoj këtë çmim. Dua t’i falenderoj të gjithë ata që më votuan”, tha kroati, i cili fitoi edicionin e njëmbëdhjetë të votuar nga 500 gazetarë të këtij mediumi “Goal.com” në vende të ndryshme.

Ronaldo i vlerësua si i dyti më i mirë, e cili e mbylli sezonin me 15 gola në Champions League dhe 44 në 44 ndeshje në të gjitha garat, para se të transferohet te Juventusi për 100 milionë euro.

Salah u rendit i treti pas sezonit fantastik me Liverpoolin, i cili theu rekord për më së shumti gola në një sezon në Premierligë me 38 xhiro, duke quar topin 32 herë në rrjetën e kundërshtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat