Drejt largimit

Futboll

Drejt largimit

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 18:44
Niko Kovaç

Humbja 3:2 ndaj Dortmundit, dhe fakti që tashmë gjenden -7 pikë nga verdhezinjtë, ka lëkundur shumë pozitat e trajnerit Niko Kovaç te Bajerni i Mynihut. Siç raporton “OK DIARIO” në Spanjë, drejtuesit bavarezë i kanë paraqitur një ofertë për stolin Zinedin Zidanit.

Francezi është pa ekip, që kur u dorëhoq nga Reali i Madridit në fundin e sezonit të kaluar. Kjo ofertë duket e parefuzueshme, por priten zhvillime të reja, edhe pse ditët e fundit, në intervista për shtypin, drejtuesit e Bajernit kanë deklaruar se do vazhdojnë t’i besojnë kroatit Kovaç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat