Pogba: Kthimi te United, ndjenja më e mirë që kam përjetuar ndonjëherë

Futboll

Pogba: Kthimi te United, ndjenja më e mirë që kam përjetuar ndonjëherë

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 23:16
Paul Pogba

Paul Pogba këmbëngul se kthimi te Manchester United ishte ndjenja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë, pavarësisht raporteve të ditëve të fundit që e lidhin me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’.

Reprezentuesi i Francës në verën e vitit 2016 për 105 milionë euro u largua nga Juventus për t’u ribashkuar me Manchester United, si lojtari më i shtrenjtë në histori.

26 vjeçari që nga transferimi te United, nuk është se ka kaluar formën më të mirë të mundshme, gjë e cila ka ngjallur shumë spekulime për një largim të mundshëm.

“Kur u ktheva te United, ishte ndjenja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë”, ka deklaruar Pogba për Inside United.

“Unë u riktheva në shtëpi, kam ëndërruar gjithmonë të luaja për Unitedin, të kisha më shumë ndeshje e të shënoj gola. Asgjë nuk ka ndryshuar më të vërtetë këtu, përveç lojtarëve dhe trajnerit, pjesa tjetër e ekipit ishte e njëjtë”, ka shtuar Pogba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat