Urimi i Granit Xhakës për ditëlindjen e nënës

Futboll

Urimi i Granit Xhakës për ditëlindjen e nënës

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 10:12
Granit Xhaka

Ylli shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, i ka uruar në një mënyrë të veçantë ditëlindjen nënës së tij.

Në gjuhën shqipe Xhaka ka thënë se nuk ka dashuri më të madhe në botë se ajo e nënës.

Po ashtu në shkrim ai ka publikuar edhe nnjë foto të vjetër kur ishte fëmijë.

“A mjafton fjala urime që ta shprehi atë që kam në zemër.

Nuk ekziston fjalë në botë që e ndërroj veç me një emër.

Nuk ka dashni në botë që ma e madhe mund të jetë.

Nëse ty nuk të kam kjo botë çfarë vlere mund të ketë.

Për dhimbjen ma të vogël emrin tënd e thirri.

Por edhe ty të jap lajme kur jam më se miri.

Të flas për ty s’më mjaftojnë letrat e kësaj bote.

Se dashuri pa hile është veç dashuria jote.

Me një fjalë në fund po e mbylli këtë poezi.

Urime NANË ditëlindjen e lum unë që të kam ty”, ka shkruar ai në rrjetin social Instagram.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat