Shaqiri thyen heshtjen

Futboll

Shaqiri thyen heshtjen

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 10:24
Shaqiri thyen heshtjen

E kush e kishte menduar se në momentin e kalimit nga Stoke City te Liverpool-i, Xherdan Shaqiri, do t’i krijonte dhimbje koke Jurgen Klopp-it për ta aktivizuar apo jo para treshes Salah-Mane-Firminho? As gjermani vetë! Megjithatë, paraqitjet shumë të mira që po bën sulmuesi me origjinë shqiptare kanë bërë që trajneri gjerman ta hedhë thuajse çdo ndeshje në fushë dhe shpeshherë t’i besojë dhe formacionin.

2 gola dhe 3 asiste në 8 ndeshje të luajtura në Premier League janë shumë mirë për “Shaqin”. 27-vjeçari u kthye në një çështje para ndeshjes ndërmjet Crven Zvezdës dhe Liverpool-it të luajtur në Serbi. Skuadra angleze preferoi të mos e grumbullonte gjilanasin për shkak të trazirave të mundshme që mund të ndodhin në stadium. Drejtuesit kishin frikë për shkak të paralajmërimeve të shumta, por dhe për faktin që Shaqiri ishte në shënjestrën e ballkanasve që prej golit të shënuar ndaj kombëtares Serbe në Rusi dhe festimi me shqiponjën në duar mbetet akoma i ngulitur në memorien e tyre. Ose më thjeshtë fare, drejtuesit anglez kanë parë videon e 14 tetor të 2014 ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

I pyetur në lidhje me këtë çështje, Shaqiri më në fund ka thyer heshtjen dhe ka treguar arsyen se pse nuk ka udhëtuar drejt Serbisë. “Atje ishte një atmosferë shumë e nxehtë. Ishte më mirë të qëndroja në shtëpi dhe të përqëndrohesha te futbolli. Ishte lezetshëm, qëndrova në Angli dhe u stërvita me disa lojtarë të tjerë për të qëndruar në formë”, – sqaroi Shaqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat