Januzaj: Vetëm kështu Man Unitedi mund t’ju shmanget dështimeve - Bota Sot
Januzaj: Vetëm kështu Man Unitedi mund t’ju shmanget dështimeve

Futboll

Januzaj: Vetëm kështu Man Unitedi mund t’ju shmanget dështimeve

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 10:39
Adnan Januzaj

Adnan Januzaj beson se Manchester Unitedi së shpejti do të sfidojë për titullin e Premier Leagues.

Mesfushori me prejardhje kosovare që luan te Real Sociedadi, tha se ish-skuadra e tij duhet të bëjë vendime të duhura që ta sfidojë MKan Cityn për titull.

Manchester Unitedi është aktualisht në vendin e tetë në renditjen tabelare dhe në një distancë prej 12 pikësh nga Man City pas 12 ndeshjeve të zhvilluara.

”Man Unitedi është duke vuajtur tani. Ata janë një skuadër e mrekullueshme dhe kanë tifozëri fantastike, por nuk është momenti i tyre”, tha Januzaj për Sky Sports News.

”Natyrisht, ata do të rikthehen në krye. Mendoj se ata duhet të bëjnë vendime të duhura për t’i fituar ndeshjet”.

”Ka shumë arsye të ndryshme për formën e tyre, por momenti i tyre do të vijë”, vazhdoi Januzaj, i cili e la Man Unitedin vitin e kaluar.

”Te Man Unitedi, nuk e kisha minutazhin e duhur sepse Mourinho donte lojtarë më me përvojë”.

”Për mua s’kishte problem të largohesha dhe tani jam i lumtur në Spanjë. E di se kam pasur kualitet të luaj për Man Unitedin, por te Sociedadi, jam duke e shijuar futbollin tim”, përfundoi Januzaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...