Demhasaj: Më kanë telefonuar nga federata

Futboll

Demhasaj: Më kanë telefonuar nga federata

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 11:56
Demhasaj: Më kanë telefonuar nga federata

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Maltës, që zhvillohet të shtunën në Valeta, të cilën nga afër e ka ndjekur edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, derisa interesim të madh ka pasur nga mediat, por edhe nga një numër i tifozëve.

Ekipi ka qenë i kompletuar, ku përzgjedhësi Bernard Challandes ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët, duke përfshirë edhe tri prurjet e reja, Arijanet Muric, Mirlind Kryeziu dhe Shkëlqim Demhasaj. Edhe në këtë stërvitje përkundër temperaturave të ulta “Dardanët” treguan përkushtim të madh, derisa atmosfera në ekip është mjaft e mirë, ku të gjithë po punojnë me zell dhe me padurim po e presin duelin kundër maltezëve. Zviceran punoi në shumë aspekte, sidomos në pasime në hapësira të shkurtra, por edhe në shpejtësi të aksioneve, derisa ripërsëriti kërkesën e tij ndaj lojtarëve që të luajnë sa më thjeshtë. Mërgim Vojvoda dhe Herolind Shala u stërvitën të diferencuar, por stafi mjekësor po punon në riaftësimin e tyre të plotë. 

Valon Berisha tha: Kemi lojtarë shumë të mirë dhe po përgatitemi mirë, mirëpo sigurisht se kemi dy ndeshje shumë të vështira para vetes, sidomos kjo kundër Maltës. Shumëçka do të varet nga mentaliteti ynë në këto dy ndeshje. Ne kemi cilësi si ekip dhe me individë shumë të mirë dhe do të shkojmë me synimin për të dhënë 100 përqindshin për njëri-tjetrin dhe për Kosovën.

Shkëlqim Demhasaj tha: Më kanë telefonuar nga federata dhe menjëherë e kam shprehur gatishmërinë për të ardhur. Këtu më kanë pritur shumë mirë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kosovës. Tash më rëndësi është që ekipi të përgatitet sa më mirë dhe t’i fitojmë 6 pikë, nuk ka fare rëndësi se kush luan, por nëse me jepet rasti si çdo lojtar do ta jap maksimumin. I kam shikuar të gjitha ndeshjet e Kosovës dhe djemtë kanë luajtur shumë mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat