Lenjani lëndohet dhe largohet nga grumbullimi i Shqipërisë

Futboll

Lenjani lëndohet dhe largohet nga grumbullimi i Shqipërisë

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 12:24
Ermir Lenjani

Telashe të reja me lëndimet për trajnerin Christian Panucci.

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci do t’i duhet të bëjë pa Ermir Lenjanin përballë Skocisë.

Mbrojtësi i majtë ka braktisur grumbullimin e kombëtares pasi nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm. Ai kishte ardhur i lënduar nga ekipi i tij Sion dhe ditën e djeshme nuk mori pjesë në stërvitje me grupin pasi kishte një lëndim muskulor.

Stafi mjekësor i kombëtares vendosi që ai të rikthehej përsëri në Zvicër dhe nuk deshën ta rrezikojnë.

Lenjani po kalon një formë të mirë këtë stinor me skuadrën e tij Sion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat