Gjyqtarët më të mirë të Kosovës, do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen miqësore ndërkombëtare të futbollit mes Turqisë dhe Ukrainës. Gjyqtar kryesor është Genc Nuza, me asistentët e tij Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, kurse gjyqtari i katërt është Besfort Kosumi.
Ndeshja luhet me 20 nëntor në stadiumin Antalya, duke filluar në orën 18.30.
Nuza me shokë është i përgatitur maksimalisht për të ndarë drejtësinë në ndeshjen Turqi-Ukrainë dhe në anën tjetër është një panoramë e mirë për shtetin e Kosovës.